Shtime, 25 nëntor 2025- Në vazhdën e takimeve me autoritetet komunale, të cilat janë pjesë e projektit për dokumentimin e kujtesës së 10 masakrave në Kosovë, përfaqësues nga Instituti i Antropologjisë i Universitetit të Prishtinës (IAUP), Tahir Latifi, si dhe Greta Avdyli dhe Drilon Selmani nga Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë (IKKL), vizituan Komunën e Shtimes.
Gjatë kësaj vizite, ata u pritën nga nënkryetari i Komunës së Shtimes, Faruk Beqa, udhëheqësi i sektorit të arsimit, Lulzim Sahiti, Anita Kurti, shefe e kabinetit të kryetarit të komunës dhe kryetari i fshatit Reçak, Adem Ramadani.
Qëllimi i takimit ishte informimi i autoriteteve komunale mbi projektin e dokumentimit të kujtesës së masakrave, në kuadër të të cilit, në territorin e Komunës së Shtimes do të realizohet dokumentimi i Masakrës së Reçakut.
Nënkryetari Beqa siguroi të pranishmit se Komuna e Shtimes do të ofrojnë mbështetjen e plotë institucionale për realizimin e këtij projekti me rëndësi historike dhe shoqërore.
Ekipi menaxherial dhe hulumtues i projektit shpreh mirënjohjen ndaj autoriteteve të Komunës së Shtimes për gatishmërinë e tyre për bashkëpunim dhe mbështetje në zbatimin sa më të suksesshëm të projektit dokumentues.