Dr. QEMAJL ALIU
Dr. Qemajl Aliu u lind më 19 shkurt 1983 në Shtime. Shkollimin fillor dhe të mesëm i kreu në vendlindje. Qemajl Aliu është i martuar dhe baba i dy fëmijëve.
Dr. Aliu është kryetar i Komunës së Shtimes që nga 1 dhjetor 2021, pas zgjedhjes në raundin e dytë të zgjedhjeve komunale të mbajtura më 14 nëntor 2021, duke u certifikuar më 23 nëntor të po atij viti. Më 12 tetor 2025, Aliu u rizgjodh kryetar i Komunës së Shtimes, në raundin e parë të zgjedhjeve komunale për kryetar, zgjedhje këto që u certifikuar më 3 nëntor.
Arsimimi dhe Aftësitë Profesionale
Mjek i Përgjithshëm – 2008
Universiteti i Tiranës
Specialist i Mjekësisë Interne – 2015
Universiteti i Tiranës, Qendra Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’
Kandidat për PhD
Departamenti i Sëmundjeve të Brendshme, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë
Ka ndjekur trajnime të specializuara brenda dhe jashtë vendit në fushën e mjekësisë interne dhe kardiologjisë.
Angazhimi Politik
Është aktivist në Lëvizjen Vetëvendosje që nga viti 2006. Qemajl Aliu është një nga themeluesit dhe bashkëudhëheqës i Komitetit të Shëndetësisë në kuadër të Lëvizjes Vetëvendosje që prej fillimeve të saj dhe anëtar i rregullt në vazhdimësi.
Në vitin 2010 themeloi Qëndrën e Lëvizjes Vetëvendosje në Shtime, ku shërbeu edhe si kryetar i kësaj qendre dhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm Drejtues në atë periudhë.
Ai ishte po ashtu kandidat për deputet në zgjedhjet e vitit 2010 dhe 2019.
Përvoja Profesionale
Mjek i Përgjithshëm – Rreth 2 vite
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familare “Dr. Vezir Bajrami” në Shtime dhe Spitali Rajonal i Ferizajt
Punoi si mjek i përgjithshëm duke ofruar kujdes primar shëndetësor për pacientët.
Specialist i Mjekësisë Interne – Gjermani
Më shumë se 2 vite në klinika të mirënjohura në Gjermani
Punoi në disa nga klinikat e mirënjohura në Gjermani, duke fituar përvojë të vlefshme ndërkombëtare në fushën e mjekësisë interne.
Specialist i Mjekësisë Interne – 4 vite
Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi” në Tiranë
Gjatë katër viteve të fundit ka qenë i punësuar si specialist i mjekësisë interne në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.
Kryetar i Komunës së Shtimes
Në raundin e dytë të zgjedhjeve komunale për kryetar, të mbajtura më 14 nëntor 2021, kryetar është zgjedhur Qemajl Aliu, i cili është certifikuar më 23 nëntor. Pozitën e kryetarit e mori më 1 dhjetor 2021. Në raundin e parë të zgjedhjeve komunale për kryetar, të mbajtura më 12 tetor 2025, Aliu u rizgjodh kryetar i Komunës së Shtimes, i cili është certifikuar më 3 nëntor.
Si kryetar i Shtimes, Dr. Aliu punon për realizimin e vizionit të tij për një komunë moderne, të zhvilluar dhe të barabartë për të gjithë qytetarët, me theks të veçantë në shëndetësi, arsim dhe zhvillim ekonomik.