
| Titulli: | Drejtor |
| Edukimi: | Banka, Financa dhe Kontabilitet |
| Email: | sanije.sadiki@rks-gov.net |
| Tel: | |
| Vendbanimi: | Shtime |
Sanije Sadiki, e lindur më 21 dhjetor 1991 në Shtime, arsimin fillor dhe të mesëm e ka përfunduar në vendlindje. Më pas ka përfunduar studimet universitare në drejtimin Banka, Financa dhe Kontabilitet. Nga viti 2021 deri në vitin 2025, ka ushtruar detyrën e asamblistes në Kuvendin Komunal të Shtimes, ku ka qenë e angazhuar në përfaqësimin e interesave të qytetarëve dhe në proceset vendimmarrëse për zhvillimin e komunës. Përveç angazhimit institucional, Sanije Sadiki ka qenë aktive në një numër të madh projektesh dhe organizatash, duke kontribuar në iniciativa që synojnë përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve, fuqizimin e komunitetit dhe zhvillimin lokal.