
Biografi – Grejtalb Emini
Grejtalb Emini ka lindur më 16 shtator 1990 në Davidoc. Është jurist me përgatitje akademike Master në Juridik nga Universiteti i Prishtinës dhe gjatë gjithë angazhimit të tij profesional e publik është fokusuar në zhvillimin institucional, menaxhimin dhe shërbimin ndaj qytetarëve.
Që nga viti 2010 është pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, ku ndër vite ka dhënë kontributin e tij në organizim dhe angazhim politik, duke mbajtur përgjegjësi dhe funksione të ndryshme brenda strukturave të saj.
Përvoja e tij profesionale përfshin edhe sektorin privat, ku nga viti 2014 deri në vitin 2021 ka ushtruar detyrën e Drejtorit të Shitjes në një industri private. Gjatë kësaj periudhe ka fituar përvojë në menaxhim, udhëheqje të ekipeve, zhvillim të tregut dhe organizim të proceseve të punës.
Nga viti 2021 deri në vitin 2025 ka shërbyer si Drejtor i Urbanizmit dhe Infrastrukturës në Komunën e Shtimes, ku ka udhëhequr procese të rëndësishme në fushën e planifikimit urban, zhvillimit hapësinor dhe realizimit të projekteve infrastrukturore në shërbim të komunitetit.
Aktualisht ushtron detyrën e Drejtorit për Zhvillim Ekonomik në Komunën e Shtimes, ku angazhimi i tij është i orientuar drejt fuqizimit të ekonomisë lokale, mbështetjes së bizneseve, nxitjes së investimeve dhe krijimit të mundësive të reja për zhvillim.
Me një kombinim të përvojës në sektorin privat, administratën publike dhe angazhimin politik, Grejtalb Emini vazhdon angazhimin e tij për një qeverisje të përgjegjshme, zhvillim të qëndrueshëm dhe përfaqësim të interesave të qytetarëve.
| Titulli: | Drejtor |
| Edukimi: | Master në Juridik nga Universiteti i Prishtinës |
| Email: | grejtalb.emini@rks-gov.net |
| Tel: | 048101109 |
| Vendbanimi: | Davidoc |