SHËNOHET PËRVJETORI I 20-TË I THEMELIMIT TË KAZERMËS SË PARË TË UÇK-SË NË KOMUNËN E SHTIMES
Shtime, 5 Maj 2018 – Kryetari i Komunës së Shtimes Naim Ismajli, ka marrë pjesë me rastin e përvjetorit të 20-të të themelimit të Kazermës së Parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), në fshatin Pjetërshticë, ku me këtë rast u shënua kjo ditë historike, duke zbuluar Pllakën Përkujtimore të heroit Jetë Hasani, dëshmorit Ruzhdi Salihu dhe 23 dëshmorëve të tjerë.
Të pranishëm në këtë manifestim ishin kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Ramush Hajredinaj, deputeti z. Labinot Tahiri, komandant Luani, bashkëluftëtarë të UÇK-së, familjarë të dëshmorëve e të martirëve dhe qytetarë të shumtë.