Drejtori i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik, z.Fitim Hoxha së bashku me zyrtarin për Bujqësi, Ejup Ismajli dhe inspektorët komunal, kanë vizituar me fillimin e korrje-shirjeve në disa fshatra të komunës së Shtimes.
Me këtë rast Drejtori i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik, z.Fitim Hoxha ka uruar bujqit për fillimin e korrje-shirjeve për këtë vit, ” I uroj dhe shpresoj që të kenë rendimente të grurit për shkak edhe të kushteve atmosferike që kanë mbretëruar që nga 10 qershori e deri para disa ditësh në Komunën tonë”.
Këtë vit në komunën e Shtimes të mjellura me grurë janë rreth 1000 hektarë, bënë të ditur zyrtari bujqësor Ejup Ismajli.
Korrje-shirjet po shkojnë mirë dhe pritet të përfundojë brenda muajit.