Kryetari i Komunës së Shtimes, z. Naim Ismajli ka uruar qytetarët me rastin e Festës së Kurban Bajramit
“Të nderuar qytetarë të Komunës së Shtimes, të nderuar besimtarë të besimit Islam, më lejoni që në emrin tim dhe në emër të institucioneve të Komunës së Shtimes, t’ ua uroj festën e Kurban Bajramit !
Me këtë rast, lutemi që Zoti t’ua ketë pranuar Haxhin të gjithë atyre që ndodhen në vendin e shenjtë.
Festa e Kurban Bajramit na fisnikëron të gjithëve, në përpjekje drejt krijimit të një jete më të mirë dhe mirëqenie për qytetarët tanë.
Andaj, edhe një herë me fat Kurban Bajrami, paqja dhe mëshira e Zotit qofshin gjithherë pranë jush dhe familjeve tuaja”.
Me respekt,
Kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli