Shtime, 4 nëntor 2019 Kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli i shoqëruar me drejtorin e Zhvillimit Ekonomik, Fitim Hoxha dhe drejtoreshën e Inovacionit Shpresa Tafa, kanë pritur në takim zvicerranen Jacqluine Salami dhe drejtorin e IADK-së, Zenel Bunjakun me bashkëpunëtorë.
Kryetari Ismajli i njoftoi të pranishmit me të arriturat në realizimin e projekteve të përbashkëta me IADK-në si dhe qëndrueshmërinë e këtyre investimeve të ndodhura në komunën tonë, u shprehu mirënjohje përfaqësuesve të IADK-së për të gjithë angazhimin e përbashkët deri më tani dhe jetësimin e shumë projekteve në vazhdim.