Duke marrë parasysh situatën lidhur me COVID-19, dhe duke u bazuar në vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, përkitazi me masat e ndërmarra për këtë virus, në dakordim me Kryetarin e Komunës z.Naim Ismajli, kemi vendosur që të shtyejmë mbledhjen e Rregullt të Kuvendit Komunal dhe mbledhjet e të gjitha komiteteve në kuadër të Kuvendit të Komunës, të planifikuara nga data 26 deri më datë 31 Mars të këtij viti. Prioriteti ynë i parë është shëndeti dhe siguria juaj, zyrtarëve, stafit dhe pjesëmarrësve, prandaj kemi vendosur që të shtyjmë këtë seancë për një datë të pacaktuar.
Për cdo ndryshim eventual, do të njoftoheni me kohë.
Faleminderit!
Me respekt,
Medina Brahaj,
Kryesuese e Kuvendit Komunal në Komunën e Shtimes