Shtime, 8 mars 2025- Në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, së bashku me drejtorin e sapoemëruar të Administratës, Imri Hoxha, shpërndanë lule për të gjitha punonjëset e administratës komunale, si shenjë respekti dhe mirënjohjeje për kontributin e tyre.
Kryetari Aliu uroi të gjitha gratë për këtë ditë të veçantë, duke theksuar rëndësinë e rolit të tyre në zhvillimin e administratës dhe shoqërisë në përgjithësi. Ai nënvizoi përkushtimin e Komunës së Shtimes për të krijuar një mjedis pune të barabartë dhe mbështetës për gratë.
Ndërsa, Drejtori i Administratës, Imri Hoxha, shprehu vlerësimin e tij për angazhimin dhe profesionalizmin e grave në institucionet komunale, duke premtuar mbështetje dhe bashkëpunim të vazhdueshëm.
Ky gjest u prit me mirënjohje nga punonjëset, të cilat e vlerësuan këtë iniciativë si një shprehje të respektit dhe vëmendjes që institucionet lokale kanë ndaj grave dhe punës së tyre.