Shtime, 9 mars 2025-Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Mimoza Salihu-Qeriqi, së bashku me zyrtaren e shëndetësisë, Lumnie Aliu, vizituan familjet e dëshmorëve të komunës sonë, duke nderuar veçanërisht nënat e tyre për sakrificën dhe kontributin e dhënë.
Gjithashtu, ato takuan punëtorët e Qendrës për Punë Sociale dhe të Shtëpisë së Komunitetit, duke vlerësuar përkushtimin e tyre në shërbim të qytetarëve.
Për nder të kësaj dite, ato shpërndanë lule si simbol mirënjohjeje dhe respekti me rastin e 8 Marsit për gratë e komunës tonë.