Shtime, 21 mars 2025- Në kuadër të Ditës Botërore të Sindromit Down, drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Mimoza Salihu-Qeriqi, shefi i Zyrës së Arsimit, Lulzim Sahiti, dhe shefja e kabinetit, Anita Kurti, vizituan shkollën fillore “Emin Duraku” në Shtime.
Gjatë vizitës, ata theksuan rëndësinë e përfshirjes dhe mbështetjes për personat me Sindromin Down.
Me këtë rast, nxënësit e shkollës kishin organizuar një aktivitet të veçantë, ku përmes punimeve dhe mesazheve sensibilizuese, përcollën dashuri dhe solidaritet për të gjithë fëmijët me Sindromin Down.