Shtime, 24 mars 2025 – Pas përfundimit të Olimpiadës në nivel shkolle, ku morën pjesë 118 nxënës, nga të cilët 14 fituan të drejtën për të garuar në nivel komunal, shkollat garuese të komunës së Shtimes, shpërblen të gjithë nxënësit fitues të Olimpiadës në nivel të shkollës me mirënjohje.
Ndërkaq, të enjten 13 nxënës fitues të shkollave të mesme të ulëta, kanë sfiduar dijen e tyre në Olimpiadën e gjuhës shqipe në nivel Komune, të mbajtur më 20. 3. 2025, në Bibliotekën e Qytetit në Shtime. Me këtë rast, pesë nxënësit që kanë fituar më së shumti pikë janë përzgjedhur për të marrë pjesë në Olimpiadën e gjuhës shqipe në nivel shteti/Kosovës, e cila do të mbahet më 27 mars 2025, në Prishtinë.
Nxënësi që kanë fituar më së shumti pikë në Olimpiadën e gjuhës shqipe në nivel Komune janë:
• Alketa Isufi, vendi i parë (ShMU “Emin Duraku” – Shtime),
• Arlind Latifi, vendi i dytë (ShFMU “Abdullah Shabani” – Carralevë),
• Dorart Ahmeti, vendi i tretë (ShFMU “Hasan Prishtina” – Godanc),
• Jona Hasani, vendi i tretë (ShFMU “Hasan Prishtina” – Godanc) dhe
• Elza Shabani, vendi i tretë (ShMU “Emin Duraku” – Shtime).
Drejtoria Komunale e Arsimit ju uron suksese të gjithë nxënësve që iu nënshtruan Olimpiadës në nivel komunal dhe që do ta përfaqësojnë komunën tonë në garën në nivel vendi.