Shtime, 5 qershor 2025- Hapet Thirrja Publike për regjistrimin e 60 nxënësve të interesuar nga Komuna e Shtimes për t’u përfshirë në trajnimet e reja të organizuara nga “Flutura Academy”.
Ndërkohë, 90 nxënës të tjerë, të cilët do të subvencionohen nga “Flutura Academy”, do të përzgjidhen në bashkëpunim me Drejtorinë e Arsimit në Komunën e Shtimes.
Regjistrimet janë të hapura për programet:
Programim për fëmijë (8-10 vjeç)
Programim Bazik (11-14 vjeç)
Programim i Avancuar (15-18 vjeç)
Dizajn Grafik Bazik (12-14 vjeç)
Dizajn Grafik i Avancuar (15-18 vjeç)
Gjuhë Angleze (8-18 vjeç)
Gjuhë Gjermane (11-18 vjeç)
Këto programe do të zgjasin 9 muaj.
Kriteret e regjistrimit të nxënësve në Flutura Academy në Komunën e Shtimes:
– Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
– Të jetë i moshës 8-18 vjeç;
– Të jetë nxënës i regjistruar në njërën nga shkollat publike në Komunën e Shtimes ku operon “Flutura Academy”;
– Të ketë rezultate të mira mësimi në shkollë, përzgjedhja apo renditja bëhet sipas notës mesatare nga viti paraprak;
– Të ketë sjellje shembullore;
– Të pranojë dhe respektojë rregulloren e “Flutura Academy” për nxënësit;
– T’i referohet thirrjes publike (referuar konkursit të shpallur për regjistrimin e nxënësve nga Flutura Academy).
Dokumentet e nevojshme për regjistrim:
– Fletaplikacioni për regjistrim (merret në Flutura Academy)
– Certifikata e notave (dëftesa kopje nga viti paraprak, apo libreza e notave kopje – përfshirë pjesët që përmbajnë të dhënat identifikuese të nxënësit dhe notat e vitit të fundit akademik)
– Certifikata e lindjes (Ekstrakti i lindjes, mund të nxirret online)
– Kontrata me nxënës (merret në Flutura Academy, pas konfirmimit nga Flutura Academy për regjistrim)
Afati për aplikim është nga 5 deri më 25 qershor 2025
Të gjithë të interesuarit për më shumë informata le të lajmërohen në Qendrën e Flutura Academy në Shtime (adresa: rruga “Tahir Sinani”, ngjitur me objektin Institucionit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional në Shtime), ku do të gjeni informacione të plota mbi programet e ofruara.