Shtime, 6 qershor 2025- Me rastin e festës së shenjtë të Kurban Bajramit, kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, së bashku me nënkryetarin Faruk Beqa, kryetarin e Kuvendit Adnan Ademi dhe bashkëpunëtorë të tjerë, vizituan Këshillin e Bashkësisë Islame në Shtime, ku u pritën nga kryeimami i KBI-së në Shtime, Bunjamin Emini.
Në takim u shkëmbyen urime të ndërsjella për festën e Kurban Bajramit, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe harmonisë ndërfetare në komunën tonë.
Me këtë rast, kryetari Aliu falënderoi Këshillin e Bashkësisë Islame për kontributin e tyre të vazhdueshëm në ruajtjen e vlerave fetare dhe në promovimin e solidaritetit dhe mirëkuptimit në mesin e qytetarëve.
Gjithashtu në këtë takim u theksua rëndësia e festës së Kurban Bajramit si simbol i sakrificës, solidaritetit dhe përkujdesjes për njëri-tjetrin, vlera këto që janë të domosdoshme në ndërtimin e një shoqërie më humane dhe më të bashkuar.