Shtime, 9 qershor 2025- Komuna e Shtimes ka nisur dëgjimet publike me qytetarë në kuadër të hartimit të Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAB) për periudhën 2026-2028.
Takimi i parë u mbajt në Lagjen e Pajtimit, duke shënuar kështu fillimin e një procesi të rëndësishëm të përfshirjes së qytetarëve në vendimmarrje dhe planifikim buxhetor.
Pas Lagjes së Pajtimit, dëgjimet vazhduan në fshatin Godanc i Poshtëm dhe Godanc të Epërm, ku banorët patën mundësi të paraqesin kërkesat dhe propozimet e tyre lidhur me investimet dhe prioritetet për vitet në vijim.
Në këto dëgjime morën pjesë, Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, Kryesuesi i Kuvendit, Adnan Ademi, drejtori i Financave, Besnik Ahmeti, drejtori i Planifikimit Urban, Kadastrë dhe Gjeodezi, Grejtalb Emini, drejtoresha për Zhvillim Ekonomik, Frosina Ahmeti, si dhe asambleisti Besnik Seferi.
Dëgjimet buxhetore do të vazhdojnë ditën e martë me banorët e fshatrave Zborc dhe Pjetërshticë.