Shtime, 10 qershor 2025- Kanë vazhduar dëgjimet publike në kuadër të hartimit të Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAB) për vitet 2026-2028, duke mbajtur sot takime me banorët e fshatrave Zborc dhe Pjetërshticë.
Për ti dëgjuar nga afër nevojat dhe propozimet e qytetarëve, me qëllim të planifikimit sa më të drejtë dhe të balancuar të buxhetit komunal morën pjesë Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Adnan Ademi, Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Mimoza Salihu-Qeriqi, Drejtori i Financave, Besnik Ahmeti, Drejtori për Planifikim Urban, Kadastër dhe Gjeodezi, Grejtalb Emini, si dhe Drejtori i Shërbimeve Publike, Bardhyl Rushiti.
Banorët e Zborcit dhe Pjetërshticës shprehën kërkesat e tyre në fusha të ndryshme, duke përfshirë infrastrukturën, shërbimet publike dhe kujdesin shëndetësor.
Dëgjimet publike do të vazhdojnë nesër, në fshatrat Belinc dhe Reçak.
Takimi në Belinc do të mbahet në SHF “Emin Duraku” duke filluar nga ora 17:30, ndërsa ai në Reçak do të mbahet në SHF “Skënderbeu” nga ora 19:30. Komuna fton qytetarët të marrin pjesë dhe të japin kontributin e tyre në këtë proces të rëndësishëm të planifikimit buxhetor.