htime 11 qershor 2025- Me rastin e 12 Qershorit-Ditës së Çlirimit të Shtimes, sot kanë nisur aktivitetet për shënimin e kësaj date të rëndësishme.
Në mbrëmje, Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Ilirida” nga Shtimja mbajti një koncert festiv me këngë e valle tradicionale shqiptare, ku salla ishte e mbushur përplot qytetarë që festuan me entuziazëm.
Në këtë ngjarje ishin të pranishëm kryetari i komunës Qemajl Aliu, nënkryetari Faruk Beqa, kryesuesi i Kuvendit Adnan Ademi, si dhe drejtorë komunal.
Kryetari Aliu me këtë rast, tha se si çdoherë, edhe sonte Ansambli ‘”lirida’” shkëlqeu në hapjen e aktiviteteve për Ditën e Çlirimit të Shtimes.
“Me këngë e valle, me pasion dhe talent, të rinjtë e Ansamblit ‘Ilirida’ i dhanë jetë kësaj mbrëmjeje festive dhe e mbushën Shtëpinë e Kulturës me emocion e krenari. Ju faleminderit që na kujtoni gjithmonë sa bukur është ta festosh lirinë me kulturë, art e shpirt të pastër kombëtar”, tha kryetari Aliu.
Aktivitetet për nder të kësaj dite do të vazhdojnë edhe nesër gjatë gjithë ditës.