Shtime 13 qershor 2025- Aktivitetet e organizuara me rastin e 12 Qershorit-Ditës së Çlirimit të Komunës së Shtimes, u përmbyllën në mbrëmje me një koncert festiv në sheshin e qytetit, ku performoi këngëtari i mirënjohur shqiptar, Korab Shaqiri dhe Alma Delolli.
Sheshi “Ahmet Shtimja” ishte i mbushur si rrallëherë më parë, me qytetarë të shumtë nga të gjitha moshat, të cilët kishin dalë për ta përjetuar nga afër atmosferën festive dhe për të festuar këtë ditë të veçantë për komunën e tyre.
Kjo mbrëmje përmbyllëse, e mbushur me emocion, këngë dhe gëzim, ishte kulmi i aktiviteteve të shumta kulturore e përkujtimore që u zhvilluan nën patronatin e Kryetarit të Komunës, Qemajl Aliu i cili falënderon të gjithë qytetarët për pjesëmarrjen nē aktivitete dhe atmosferën që krijuan në koncert.