Shtime, 9 Korrik 2025-Komiteti për Komunitete në Komunën e Shtimes ka mbajtur sot mbledhjen e VII-të me radhë për këtë vit, nën udhëheqjen e kryesuesit të komitetit, Bajram Ilazi.
Në këtë mbledhje, pika kryesore e rendit të ditës ishte shqyrtimi dhe miratimi i Raportit të Punës për gjashtëmujorin e parë të vitit 2025, ku kryesuesi Ilazi informoi mbi aktivitetet dhe angazhimet e realizuara gjatë kësaj periudhe nga Komiteti për Komunitete.
Anëtarët e KPK-së, miratuan unanimisht raportin e prezantuar.