Shtime, 25 korrik 2025- Në fshatin Belinc ka përfunduar rregullimi i trotuarit me gjatësi 280 metra dhe ndërtimi i murit mbrojtës prej 220 metrash, një investim që rrit sigurinë e këmbësorëve dhe parandalon rrëshqitjet gjatë periudhave me reshje.
Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, tha se investime tē tilla do te vazhdojnë gjithmone për sigurinë e qytetarëve tanë.
“Urbanizimi i Shtimes po bëhet realitet, projekt pas projekti. Urime banorëve të Belincit për këtë investim të rëndësishëm, ndërsa ne do të vazhdojmë me përkushtim punët në çdo cep të komunës”, tha kryetari Aliu.