htime, 26 korrik 2025- Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Shtimes, Grupi Letrar “Dita” nga Shtimja, në bashkëpunim me Forumin e Intelektualëve të Shtimes dhe me përkrahjen e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, organizuan sot një orë letrare në ambientet e Bibliotekës së Qytetit.
Në këtë aktivitet morën pjesë dashamirës të fjalës së shkruar, poetë dhe të rinj krijues, të cilët përmes vargjeve të tyre sollën emocione dhe kujtime për sakrificën e dëshmorëve të kombit.
I pranishëm ishte edhe kryetari i Komunës së Shtimes, Dr.Qemajl Aliu, si dhe drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Albana Fazliu.
Kryetari Aliu, duke përshëndetur të pranishmit, tha dëshmorët tanë na lanë amanet lirinë dhe dinjitetin kombëtar. Ne duhet të kujdesemi që kjo sakrificë të mos harrohet, por të jetë frymëzim për brezat që vijnë.
“Përgëzoj Grupin Letrar ‘Dita’ dhe të gjithë të rinjtë që përmes artit e mbajnë gjallë kujtesën për dëshmorët tanë”, tha kryetari Aliu.
Nga ana tjetër, organizatorët falënderuan të gjithë pjesëmarrësit, duke potencuar rëndësinë e mbështetjes së aktiviteteve kulturore që ruajnë dhe forcojnë vlerat kombëtare.