Komuna e Shtimes njofton qytetarët se, përkundër vatrave të zjarrit që janë shfaqur ditëve të fundit si pasojë e temperaturave të larta dhe mungesës së reshjeve, falë reagimit të shpejtë të Njësisë së Zjarrfikësve, Ekipit të Emergjencave, Policisë së Kosovës dhe vetë qytetarëve që po dalin në ndihmë, situata aktualisht është nën kontroll.
Një falënderim i veçantë i drejtohet Njësisë së Zjarrfikësve në Shtime për angazhimin dhe përkushtimin maksimal në çdo vatër zjarri.
Gjithashtu, dje gjatë gjithë ditës, në terren për të ndjekur nga afër situatën dhe për të mbështetur ekipet në aksion, ishte edhe kryetari i Komunës së Shtimes, Dr. Qemajl Aliu.
Megjithatë, për shkak të rrezikut të lartë nga zjarret, Drejtoria për Shërbime Publike bën thirrje për kujdes maksimal dhe shmangie të çdo veprimi që mund të shkaktojë zjarr.
Në rast zjarri, lajmëroni menjëherë:
193-Zjarrfikësit
192-Policia
112-Emergjencat
+383 44 172 839-Drejtoria për Shërbime Publike
Kujdes: Zjarrvënia e qëllimshme apo nga pakujdesia përbën vepër penale dhe dënohet sipas ligjit.
Mos ndizni zjarr