Shtime, 1 gusht 2025- Në kuadër të aktiviteteve të organizuara nga Komuna e Shtimes me rastin e “Ditëve të Bashkatdhetarëve”, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr.Vezir Bajrami” në Shtime ka organizuar aktivitetin simbolik “Mantelbardhët”, i cili u zhvillua në sheshin “Ahmet Shtimja”.
Ky aktivitet kishte për qëllim që, përmes një qasjeje miqësore dhe profesionale, personeli shëndetësor i QKMF-së të mirëpresë bashkatdhetarët, të ofrojë këshilla dhe informacione rreth kujdesit shëndetësor, si dhe të promovojë rëndësinë e shëndetit publik në komunitet.
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin drejtori i QKMF-së, Ilaz Kadrijaj, kryeinfermierja Mervete Hasani, si dhe një pjesë e stafit profesional mjekësor, të cilët me përkushtim dhe përzemërsi i ofruan qytetarëve ndihmë dhe informim mjekësor.