Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen e parakohshne nga jeta të të riut nga komuna jonë, Pashtrik Krasniqi, i cili humbi jetën në menyrë tragjike, në vendin e tij të punës.
Në këto momente pikëllimi, kryetari i Komunës së Shtimes, Dr. Qemajl Aliu, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe solidarizohet me dhimbjen e familjes Krasniqi, me miqtë, dhe të gjithë ata që e njohën Pashtrikun.
“Me dhimbje të thellë pranuam lajmin për vdekjen e parakohshme të Pashtrik Krasniqit, i cili humbi jetën në mënyrë tragjike pas një aksidenti në vendin e punës në Itali.
Humbja e tij është dhimbje e madhe jo vetëm për familjen Krasniqi, por për të gjithë ne bashkëvendasit e tij që na tronditi largimi i tij nga kjo jetë në një moshë kaq të re.
Në këto çaste të rënda për familjen, të afërmit, miqtë dhe të gjithë bashkëqytetarët që ndajmë dhembjen me ta, shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe solidarizohemi thellësisht me dhimbjen e tyre.
Lusim Zotin që ta mëshirojë Pashtrikun, ndërsa familjes dhe të gjithë të dashurve të tij t’u jap forcë e durim ta përballojnë këtë rast – i fundit qoftë!”, mbyllet telegrami i ngushëllimit nga kryetari Aliu.