Shtime, 26 gusht 2025- Me respekt dhe dhimbje të thellë, në shënim të 27 vjetorit të masakrës së familjes Asllani në fshatin Rancë, u bënë homazhe dhe u vendosën kurora me lule pranë Kompleksit Memorial të Martirëve dhe lapidarit të plakut Zeqir Asllani.
Në këtë përvjetor, krahas familjarëve të martirëve, qytetarëve dhe përfaqësuesve të institucioneve, mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Shtimes, Dr. Qemajl Aliu.
“Me nderim dhe mirënjohje të përjetshme përkujtojmë sot martirët e familjes Asllani, të cilët u bënë viktimë e një krimi barbar të forcave okupatore serbe.
Më 26 gusht 1998, artileria serbe goditi me predhë rimorkion ku ndodheshin anëtarët e familjes Asllani, duke shkaktuar rënien e 11 martirëve. Në mesin e tyre ishin 8 fëmijë të pafajshëm, tri gra, si dhe u ekzekutua një orë pas vrasjes së familjes edhe plaku 98-vjeçar Zeqir Asllani.
Lavdi e përjetshme martirëve të familjes Asllani dhe të gjithë martirëve të kombit”, tha kryetari Aliu.
Më 26 gusht 1998, artileria serbe goditi me predhë rimorkion ku ndodheshin anëtarët e familjes Asllani, duke shkaktuar rënien e 11 martirëve, ndër ta:
1. Jalldyze Murat Asllani (64 vjeçare)
2. Halide Feriz Asllani (36 vjeçare)
3. Ajshe Feriz Asllani (27 vjeçare)
4. Burim Isak Asllani (13 vjeçar)
5. Lumnije Isak Asllani (12 vjeçare)
6. Ejup Isak Asllani (10 vjeçar)
7. Luljeta Isak Asllani (7 vjeçare)
8. Shpend Isak Asllani (5 vjeçar)
9. Xhafer Isak Asllani (3 vjeçar)
10.Antigona Isak Asllani (1 vjeçare)
11. Albiona Musë Asllani (6 muajshe) dhe
12. Zeqir Asllani, që u ekzekutua një orë më vonë nga afërsia.