Shtime, 2 shtator 2025- Ditën e parë të mësimit, nxënësit e shkollës “Bajram Curri”, në fshatin Petrovë e filluan edhe me sallën e re sportive.
Në përurimin e saj ishte i pranishëm edhe kryetari i Komunës së Shtimes, Dr.Qemajl Aliu së bashku me bashkëpunëtorë.
“Arsimi është prioritet i yni dhe çdo investim në këtë fushë është investim për të ardhmen e fëmijëve tanë. Salla e re në Petrovë do të jetë një hapësirë ku nxënësit do të rriten shëndetshëm, duke u marrë me sport e aktivitete të ndryshme, në kushte më dinjitoze”, tha kryetari Aliu.
Kjo hapësirë moderne, e ndërtuar sipas standardeve bashkëkohore me një investim prej 179,716 euro, do të shërbejë për zhvillimin e aktiviteteve sportive gjatë gjithë katër stinëve të vitit, duke u mundësuar nxënësve kushte më të mira për zhvillimin e tyre fizik dhe social.