Shtime, 5 shtator 2024-Komuna e Shtimes, në një ceremoni të organizuar në sallën e Kuvendit të Komunës, ka ndarë mbi 120 bursa për studentët shtimjanë që studiojnë në universitete të ndryshme, për vitin akademik 2024/2025.
Me këtë rast, kryetari i Komunës së Shtimes, Dr. Qemajl Aliu, tha se ndarja e bursave është një kënaqësi e veçantë dhe një mbështetje e merituar për te rinjët dhe te rejat e komunës tonë.
“Ashtu siç jemi zotuar, kemi kënaqësinë që në vitin e katërt të qeverisjes sonë, nga 24 bursa që gjetëm, sot të ndajmë 120 bursa për të rinjtë dhe të rejat, për studentët, për intelektualët e së sotmes dhe të së ardhmes së qytetit dhe të Republikës sonë”, tha kryetari Aliu, duje shtuar se Komuna e Shtimes do të vazhdojë të mbështesë studentët në rrugën e tyre akademike, duke i konsideruar ata si investimin më të çmuar për të ardhmen.
Nga ana tjetër, studentët përfitues u shprehën mirënjohës dhe theksuan se kjo përkrahje është një motivim i shtuar për të vazhduar me sukses studimet e tyre.
Ky program i bursave është pjesë e zotimit të kryetarit Dr. Qemajl Aliu për të fuqizuar arsimin dhe për t’i dhënë rinisë shtimjane mbështetjen që meriton.