Shtime, 10 shtator 2025- Kryetari i Komunës së Shtimes, Dr. Qemajl Aliu, ka pritur në një takim miqësor përfaqësuesit dhe futbollistët e klubit të futsallit FC Shtimja 26, skuadër e cila tashmë është pjesë e Superligës së Kosovës në futsall.
Gjatë takimit, kryetari Aliu uroi klubin për këtë arritje të madhe, duke thënë se suksesi i tyre është një motivim për gjithë qytetin.
“Jam krenar për djemtë e FC Shtimja 26, të cilët me talent arritën të jenë pjesë e elitës së futsallit në Kosovë. Ky është një sukses i madh për klubin, por edhe për gjithë qytetin tonë. Ne si institucion do të jemi gjithmonë pranë jush, do të ofrojmë ndihmën e nevojshme dhe do t’ju mbështesim vazhdimisht”, tha kryetari Aliu.
Ndërsa, pëfaqesues nga kjo skuadër bënë të ditur se, FC Shtimja 26, me përforcimet e bëra, tashmë është e gatshme për edicionin 2025/2026 dhe synon paraqitje dinjitoze në Superligën e Kosovës në futsall.