Sot fillon festivali më i madh i folklorit në qytetin tonë-edicioni i dytë i FOLK FEST!
13.09.2025 (e shtunë)
17:30-Defilimi i Ansambleve të Këngëve dhe Valleve (nga Shtëpia e Kulturës deri te Qendra Tregtare “Eli-ab”).
18:00-Prezantimi i grupeve pjesëmarrëse, nata e parë (në Shtëpinë e Kulturës).
14.09.2025 (e diel)
17:30-Defilimi i grupeve të Ansambleve të Këngëve dhe Valleve (nga Shtëpia e Kulturës deri te Qendra Tregtare “Eli-ab”).
18:00-Prezantimi i grupeve pjesëmarrëse, nata e dytë (në Shtëpinë e Kulturës).
Për të dytin vit me radhë, Komuna e Shtimes në bashkëpunim me Ansamblin “Ilirida” dhe me përkrahjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, sjellin për qytetarët një festë të madhe kulturore, ku tradita jonë shkëlqen me valle, këngë e atmosferë të jashtëzakonshme!
Mos e humbni, Shtimja sot dhe nesër do të jetë zemra e folklorit shqiptar!