Shtime, 24 shtator 2025- Shkolla IAAP në Shtime ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm, duke fituar vendin e parë në nivel të Kosovës me projektin “Promovimi i Vlerave Humane”.
Ky sukses është fryt i punës së palodhshme të profesoreshave Emine Tasholli Shaqiri dhe Besa Haxhiu Bislimi, të cilat me përkushtim e profesionalizëm udhëhoqën nxënësit drejt këtij suksesi.
Me mbështetjen e vazhdueshme të drejtorit Labinot Rexhaj dhe mësimdhënësve, nxënësit treguan kreativitet, bashkëpunim dhe guxim për të sjellë në pah vlerat që e bëjnë shoqërinë më humane.
“Ky çmim është një motivim i fuqishëm për të vazhduar rrugëtimin tonë në promovimin e respektit, solidaritetit, barazisë dhe përgjegjësisë qytetare.
Një falënderim i veçantë për nxënësit, mësuesit dhe të gjithë ata që kontribuan në këtë arritje”, tha Rexhaj.