Shtime 25 shtator 2025- kryetari i Komunës së Shtimes, Dr.Qemajl Aliu, mbrëmë vizitoi palestrën sportive të qytetit, e cila së fundmi ka përfunduar renovimin në vlerë prej rreth 400 mijë eurosh, investim ky që ka krijuar kushte më moderne dhe më të përshtatshme për të gjithë sportistët tanë.
Në këtë ambient sportiv, kryetari Aliu u takua me futbollistët dhe stafin e klubit më të ri të futsallit në qytet, “Shtimja 26”, i cili është gati të debutojë në garat e Superligës së Kosovës.
Sportistët e rinj shpalosën përkushtimin, disiplinën dhe energjinë e tyre, duke dhënë premtime për lojëra emocionuese e suksese që do të bëjnë krenarë qytetarët e Shtimes.
Ndërsa, kryetari Aliu tha se klubet sportive në Shtime do të vazhdojnë ta kenë përkrahjen e Komunës në çdo hap të rrugëtimit të tyre.