Shtime, 25 shtator 2025- Është mbajtur mbledhja e IX-të e Komitetit për Komunitete, njëherësh edhe e fundit për këtë legjislaturë, e udhëhequr nga kryesuesi Bajram Ilazi.
Në rend dite u shqyrtuan këto pika kryesore:
1.Ekstrakt-Procesverbali nga mbledhja e 22.08.2025;
2.Draft-Rregullorja për Taksa, Tarifa dhe Gjoba për vitin 2026;
3.Propozim-Vendimi për ndarjen e të hyrave të bartura nga 2024 në 2025;
4 Plani Buxhetor Komunal 2026-2028 (pas diskutimit publik);
5.Informatë mujore nga ZKKK-ja;
6.Të ndryshme.
Drejtori i Financave, Besnik Ahmeti, dha sqarime për pikat që i takonin drejtorisë së tij, ndërsa Muhamet Mehmeti prezantoi informatën mujore nga ZKKK-ja.
Të gjitha pikat e diskutimit u rekomanduan për seancën e radhës së Kuvendit Komunal, e cila do të mbahet nesër, më 25 shtator 2025, duke filluar nga ora 10:00.