Shtime, 28 shtator 2025- Sot shënojmë 27 vjetorin e rënies së dëshmorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhemshir Xhemshiri, nga fshati Petrovë.
Me guxim dhe vendosmëri të pashoqe, ai dha jetën për lirinë e Kosovës, duke u bërë shembull i sakrificës dhe dashurisë për atdheun. Emri dhe vepra e tij do të mbeten përjetësisht dritë udhërrëfyese në historinë tonë të lavdishme.
Në këtë ditë përkujtimi, përulemi me nderim e respekt para jetës dhe veprës së tij, duke kujtuar se liria e sotme është fryt i gjakut të dëshmorëve.
Lavdi përjetë Xhemshir Xhemshirit dhe të gjithë dëshmorëve të kombit!