Me dhembje e pikëllim të thellë morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të punëtorit shumëvjeçar të Komunës së Shtimes, Bislim Bislimi.
Kryetari i Komunës së Shtimes, Dr.Qemajl Aliu, përmes telegramit i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Bislimi, kolegëve, miqve dhe të gjithë të njohurve të të ndjerit.
“Lajmi për ndarjen nga jeta të punëtorit tonë të nderuar, Bislim Bislimi, na pikëlloi të gjithëve.
Me dekada ai shërbeu me ndershmëri, përkushtim dhe përgjegjësi në Administratën Komunale të Shtimes, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në institucionin tonë dhe në zemrat e të gjithë atyre që patën fatin ta njohin.
Bislimi do të kujtohet gjithmonë si njeri i urtë, i dashur dhe i përkushtuar, që me punën e tij la shembull të vyer për të gjithë ne.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij të nderuar, miqve, kolegëve dhe bashkëqytetarëve.
Qoftë i paharruar kujtimi për të dhe i lehtë qoftë dheu i Kosovës”, mbyllet telegrami i ngushëllimit.