Shtime 29 shtator 2025- Është mbajtur sot mbledhja e IV, për këtë vit e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, e udhëhequr nga nënkryetari i komunës, Faruk Beqa.
Pas prezantimit të rendit të ditës dhe miratimit të ekstrakt-procesverbalit nga mbledhja e kaluar, komandanti i Stacionit Policor në Shtime, Haxhi Behluli, dha informacionin për gjendjen gjatë nëntë muajve të parë të këtij viti. Sipas tij, situata në komunën tonë konsiderohet e qetë dhe stabile.
Gjithashtu, drejtori i Financave, Besnik Ahmeti, prezantoi raportin e tij dhe informoi pjesëmarrësit për çështjet financiare dhe të menaxhimit të buxhetit në këtë periudhë.
Mbledhja përfundoi me diskutime dhe rekomandime për përmirësimin e mëtejshëm të sigurisë në komunën tonë.