Me pikëllim morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Lebibe Shabanit nga fshati Reçak, nënës së martirit Bajrush Shabani, por edhe nënë e veteranit dhe invalidit të luftës.
Kryetari i Komunës së Shtimes, Dr. Qemajl Aliu, në emër të tij dhe të institucionit që drejton, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Shabani, miqve dhe të afërmve të të ndjerës.
Nëna Lebibe, e mbijetuara e masakrës së 15 janarit në Reçak, përjetoi shumë dhimbje, por asnjëherë nuk u ndal së treguari të vërtetën që pa me sytë e saj. Ajo mbeti simbol i forcës, qëndresës dhe dashurisë për atdheun.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për jetën, sakrificën dhe historinë që la pas nëna Lebibe Shabani, nënë e dhimbjes, por edhe e krenarisë sonë kombëtare.