Shtime, 11 tetor 2025- Kryetari i Komunës së Shtimes, Dr. Qemajl Aliu, së bashku me bashkëpunëtorë, vizitoi sot lulishten “Agrocoop” në qytetin e Shtimes, ku u prit me mikpritje nga pronari i saj, Rexhep Limani.
Ky aktivitet përkoi me “festën e luleve”, një ngjarje tashmë tradicionale që zhvillohet në ditët e bukura të stinës së vjeshtës, duke e kthyer Shtimen në një qendër plot ngjyra e jetë.
Kryetari Aliu vlerësoi kontributin e biznesit “Agrocoop” në zbukurimin e qytetit dhe promovimin e identitetit të Shtimes si “qyteti i luleve”.
“Jam i lumtur që Shtimja jonë ka lulishte të tilla, që ia shtojnë hijeshinë dhe e bëjnë qytetin tonë edhe më të bukur. Ne do të vazhdojmë të përkrahim biznese të tilla, që Shtimen ta shohim si një lulishte”, tha kryetari Aliu.