Shtime, 19 tetor 2025- Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të mësimdhënësit të dalluar nga komuna jonë, Ahmet Sahiti.
Me këtë rast, kryetari i Komunës së Shtimes, Dr. Qemajl Aliu, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Sahiti, kolegëve, miqve dhe të gjithë atyre që patën fatin ta njohin.
“Me ndarjen nga jeta të Ahmet Sahitit, humbëm jo vetëm një mësimdhënës të përkushtuar, por edhe një njeri të urtë, të dashur dhe të respektuar nga të gjithë. Ai ishte shembull i përulësisë, punës së ndershme dhe përkushtimit ndaj brezave të rinj. Kontributi i tij në edukimin e shumë gjeneratave do të mbetet i paharruar dhe do të shërbejë si frymëzim për të gjithë ne që besojmë në vlerat e dijes dhe të humanizmit.
Ngushëllime të sinqerta familjes, të afërmve dhe kolegëve”, mbyllet telegrami i ngushëllimit.