Shtime, 19 tetor 2025- Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëqytetarit tonë, Isa Ramadani, i cili humbi jetën tragjikisht pas një aksidenti në vendin e punës.
Me këtë rast, kryetari i Komunës së Shtimes, Dr. Qemajl Aliu, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Ramadani, miqve dhe të gjithë të afërmve që po kalojnë këtë dhimbje të madhe.
“Isa Ramadani do të kujtohet si njeri punëtor i palodhur dhe shembull i ndershmërisë e përgjegjësisë në çdo detyrë që mori përsipër.
Ndarja nga jeta e Isa Ramadanit është një humbje e madhe për familjen, por edhe për gjithë ne. Ai do të mbahet mend si njeri i urtë, i drejtë dhe i përkushtuar, që me punë e karakter la pas vlera që do të kujtohen gjatë. Në këtë ditë të dhimbshme, jemi pranë familjes së tij me zemër e me lutje!
Ngushëllime të sinqerta familjes Ramadani, të afërmve dhe miqve!”, mbyllet telegrami i ngushëllimit.