Shtime, 24 tetor 2025- Është hapur edicioni i dytë i Panairit të Librit “Shtimja 2025”, ku shtëpi botuese kanë ekspozuar botimet e tyre më të reja në Sheshin “Ahmet Shtimja”.
Panairin e vizitoi edhe nënkryetari i Komunës së Shtimes, Faruk Beqa, i cili tha se, Sheshi “Ahmet Shtimja” edhe këtë vit është shndërruar në një hapësirë të bukur të dijes dhe kulturës, ku libri bashkon lexues, autorë dhe botues.
Në kuadër të këtij edicioni, nënkryetari Beqa mori pjesë edhe në aktivitetin për promovimin e personaliteteve lokale, ku sot u prezantua krijimtaria letrare e autorit shtimjan Banush Imeri.
Gjithashtu, gjatë ditëve të panairit do të promovohet edhe libri “Ekonomia futuriste”, i autorëve Halil Halili dhe Nebih Jashari, si dhe veprimtaria krijuese e disa autorëve lokalë.
Panairi i Librit “Shtimja 2025” do të jetë i hapur edhe nesër në sheshin e qytetit, nga ora 10:00 deri në 16:00, ku mirëpriten të gjithë qytetarët dhe dashamirët e librit.