Policia e Kosovës vazhdon me iniciativën për të prezantuar policët e lagjeve në të gjitha zonat, si pjesë e përkushtimit për ndërtimin e besimit të ndërsjellë dhe bashkëpunimit me komunitetin.
Krahas ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike, kjo iniciativë ka për qëllim rritjen e transparencës, përmirësimin e komunikimit dhe nxitjen e përfshirjes aktive të qytetarëve në çështje që ndërlidhen me sigurinë.
Këtë javë, Policia e Kosovës prezanton zyrtarët policorë nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj -STACIONI POLICOR SHTIME, të cilët janë në shërbimin tuaj, të gatshëm të dëgjojnë, ndihmojnë dhe bashkëpunojnë drejtpërdrejt me qytetarët e lagjeve përkatëse.
Qëndroni të informuar përmes kanaleve zyrtare dhe mos hezitoni të kontaktoni Policin e Lagjes Suaj për çdo nevojë apo shqetësim që ndërlidhet me sigurinë dhe mirëqenien e komunitetit.
Të gjithë zyrtarët policorë janë në shërbim të drejtpërdrejtë për të adresuar nevojat dhe shqetësimet e qytetarëve, për të ruajtur rendin, qetësinë dhe për të ndërtuar së bashku një ambient të sigurt për të gjithë.
Policia e Kosovës, Në shërbim të qytetarit!