Shtime, 14 nëntor 2025- Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr. Vezir Bajrami” në Shtime organizoi sot një aktivitet ndërgjegjësuese në sheshin e qytetit, me rastin e Ditës Botërore të Diabetit.
Gjatë këtij aktiviteti, profesionistët shëndetësorë ofruan informacione praktike rreth parandalimit dhe menaxhimit të diabetit, këshilla mbi ushqyerjen e shëndetshme, rëndësinë e aktivitetit fizik, si dhe rëndësinë e marrjes së terapisë sipas përshkrimit mjekësor. Qytetarët gjithashtu patën mundësinë të kryejnë matjen e nivelit të sheqerit në gjak.
Në këtë aktivitet morën pjesë Drejtoresha e Shëndetësisë, Mimoza Salihu-Qeriqi, Drejtori i QKMF-së, Dr. Ilaz Kadrijaj, kryeinfermierja Mervete Hasani, si dhe një ekipi profesionistësh shëndetësorë.
“Promovimi i shëndetit dhe vetëdijesimi për sëmundjet kronike si diabeti mbeten prioritet i ynë. Parandalimi fillon me informim të drejtë dhe kujdes të vazhdueshëm ndaj vetes”, tha drejtoresha Salihu
Nga ana tjetër profesionistët shëndetësorë të QKMF-së në Shtime u bërë thirrje të gjithë qytetarëve të prekur nga diabeti që të kryejnë kontrolle të rregullta dhe të ndjekin rekomandimet mjekësore, pasi menaxhimi i sëmundjes është plotësisht i mundur dhe u mundëson atyre një jetë të shëndetshme dhe aktive.
Aktiviteti u mbështet nga Komuna e Shtimes dhe QKMF “Dr. Vezir Bajrami”, duke reflektuar përkushtimin institucional për promovimin e shëndetit publik.





