Punimet në Varrezat e Dëshmorëve, në kuadër të Kompleksit Memorial të Komunës së Shtimes, janë duke u realizuar me efikasitet të plotë dhe në përputhje me planin dinamik të hartuar nga AMMKM. Aktualisht, po punohet intensivisht në pjesën e varrezave të dëshmorëve, ndërsa shumë shpejt pritet të nisin edhe punimet në hapësirat e dedikuara për veteranët e luftës së fundit.



