Shtime, 26 nëntor 2025- Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 28 Nëntorit-Ditës së Flamurit, parafillorët e IP “Albiona Asllani” ishin ata që festuan me zemër, dashuri dhe gëzim të sinqertë.
Shtepia e Kulturës u mbush përplot me prindër, familjarë dhe qytetarë, të cilët me entuziazëm ndoqën çdo pjesë të programit të përgatitur me kujdes nga fëmijët, në bashkëpunim me edukatoret e tyre.
Atmosfera festive u ndje që nga momenti i parë: këngë, recitime, valle dhe interpretime të ndryshme artistike sollën një energji të veçantë në sallë.
I gjithë programi reflektoi përkushtimin e stafit edukativ dhe dëshirën e fëmijëve për të shprehur dashurinë ndaj flamurit, traditës dhe historisë sonë kombëtare.
Respekt për stafin e Institucionit Parashkollor “Albiona Asllani” në
Shtime. Ju lumtë edukatore për këtë organizim. Puna juaj po flet!!!