Shtime, 8 dhjetor 2025- Sipas Raportit të Monitorimit të Konsultimeve Publike për vitin 2024, të publikuar nga Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI), Komuna e Shtimes renditet ndër komunat më të suksesshme në fushën e transparencës dhe përfshirjes së qytetarëve. Komuna ka arritur 100 pikë për planifikimin e hershëm të konsultimeve publike dhe për hartimin e raportit vjetor të konsultimeve, duke dëshmuar respektim të plotë të standardeve dhe procedurave të kërkuara.
Ky vlerësim konfirmon angazhimin e vazhdueshëm të Komunës së Shtimes për rritjen e transparencës, llogaridhënies dhe pjesëmarrjes qytetare në vendimmarrje.
https://www.klgi-ks.com/…/Raporti-i-Monitorimit-te…