Në nder të 14 Dhjetorit-Ditës Përkujtimore të Betejës së Pashtrikut, nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Shtimes, dr. Qemajl Aliu, Komuna e Shtimes në bashkëpunim me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, organizon homazhe duke filluar nga ora 08:30.
Homazhet do të mbahen te: Shtatorja e Komandantit Legjendar Adem Jashari në Shtime, Varrezat e Dëshmorëve në Shtime, në fshatin Belinc, te Pllaka Përkujtimore në Pashtrik dhe në Varrezat e Dëshmorëve në Kleçkë.
Ftohen qytetarët që të marrin pjesë dhe të nderojmë së bashku dëshmorët e kombit.