Shtime, 19 dhjetor 2025- Sonte, së bashku me fëmijët e gëzuar dhe bashkëqytetarët tanë, kryetari dr. Qemajl Aliu, ndezi dritat dekoruese në sheshin “Ahmet Shtimja”, duke sjellë një atmosferë të ngrohtë dhe festive.
“Festat bëhen më të bukura kur ndriçohen me buzëqeshjet e fëmijëve tanë. Le të shijojmë këto ditë të veçanta së bashku, duke i dhënë kuptim çdo momenti të festave”, tha kryetari Aliu duke shtuar se në këtë mbrëmje na gëzoi edhe prania e mërgimtarëve tanë, të cilët këto ditë kanë filluar të kthehen pranë familjeve në vendlindje.