Shtime, 22 dhjetor 2025- Kryetari i Komunës së Shtimes, dr. Qemajl Aliu, priti në takim Kolonelin Harun Elitaş, komandant i trupave ushtarake turke të KFOR-it.
Gjatë takimit, Kolonel Elitaş e uroi kryetarin Aliu për marrjen e mandatit të ri, duke shprehur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit të mirë dhe konstruktiv ndërmjet KFOR-it dhe institucioneve komunale.
Nga ana e tij, kryetari Aliu e falënderoi Kolonelin Elitaş dhe trupat turke të KFOR-it për mbështetjen dhe përkushtimin profesional në rolin e rëndësishëm që kanë në ruajtjen e sigurisë, stabilitetit dhe bashkëpunimit.
Në përmbyllje të takimit, të dyja palë shkëmbyen mirënjohje, në shenjë respekti, falënderimi.