Me dhimbje të thellë dhe pikëllim morëm lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të së resë nga fshati Gjurkoc, Kaltrina Gashi.
Në këto çaste të rënda, Kryetari i Komunës së Shtimes, Dr. Qemajl Aliu, shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe solidaritetin e tij të plotë për familjen Gashi, të afërmit, miqtë dhe gjithë atyre që e njohën dhe e deshën Kaltrinën
“Ndarja e parakohshme e Kaltrinës na ka prekur thellë të gjithëve. Dhimbja për humbjen e një jete kaq të re është e madhe dhe e rëndë për t’u përballuar. Në këto momente, jemi pranë familjes Gashi me mendje e zemër, duke iu shprehur ngushëllimet më të sinqerta dhe duke lutur që Kaltrina të prehet në paqe”, mbyllet telegrami i ngushëllimit.